Ish e fejuara e Zayn Malik nuk ka të bëjë me ndarjen e tij me Gigi Hadid

Mediale Vip

Ish e fejuara e Zayn Malik nuk ka të bëjë me ndarjen e tij me Gigi Hadid

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 11:10
Zayn Malik, Perrie Edwards dhe Gigi Hadid

Ish e fejuara e Zayn Malik, Perrie Edwards, nuk është fare e surprizuar nga drama në lidhjen e ishit të saj me modelen Gigi Hadid.

Ajo ka thënë që është e lumtur dhe e lehtësuar që nuk është përfshirë në kaosin dhe dramën e këtij çifti.

Sipas një burimi të HollywoodLife, këngëtarja Perrie kohëve të fundit pyetet shumë se nëse e di për problemet e çiftit Zayn e Gigi e përgjigjja e saj është gjithmonë që ajo nuk ka të bëjë asgjë me këtë.

“Ajo e di shumë mirë se çfarë kaosi shkakton ai. Uljet dhe ngritjet me Zayn janë normale dhe ajo është shumë e lumtur që nuk ka të bëjë asgjë me këtë”, ka thënë një burim i kësaj reviste.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat