Parku “Adem Demaçi”, qytetarët nuk dinë për të

Mitrovica

Parku “Adem Demaçi”, qytetarët nuk dinë për të

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 10:18
Qytetarët

Mirëpo, edhe pas 100 ditësh nga ky vendim, asnjë gjurmë të këtij emri në këtë park nuk shihet, ndërsa mitrovicasit as që dinë për emrin e tij.

Njëri ndër ta, Sokol Jonuzi, nuk e di që ky park mban emrin e Adem Demaçit.

Sipas tij, gjendja e parkut në të kaluarën ka qenë shumë më e mirë sesa tani, ngase gjithçka në këtë park është shkatërruar dhe ka papastërti.

Jonuzi: Kurrë s’kam dëgjuar që ky park e mban këtë emër

“Jo kurrë s’ka qenë as nuk kam dëgjuar kurrë…Unë s’kam dëgjuar kurrë që ky park e ka emrin Adem Demaçi…Përpara ka qenë më mirë këtu, ka qenë pushimore, ka pasur karrige, por i kanë shkatërruar, bërllok në të gjitha anët, njerëzit vinë pak shohin dhe ecin, kështu që kjo këtu është shkatërruar krejt”, ka thënë Jonuzi.

Edhe Rina Ferri, u shpreh se nuk është në dijeni për emërtimin e këtij parku, derisa preferon që të vihet ndonjë tabelë në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar për emrin të cilin e mban ky park.

Ferri: Ish desht të vendoset ndonjë tabelë

“Jo s’e kam ditur…Ndoshta ishte dashur me u vendos ndonjë tabelë diku që me pa qytetarët, unë s’e paskam ditur…Po ka qenë më i rregulluar, ka pasur ulëse, çadra nga druri, tash s’ka asgjë”, tha ajo.

Isak Ibishi, një qytetar tjetër nga Mitrovica, ka konfirmuar se nuk di asgjë për emrin e parkut.

Ibishi: Nuk e di për këtë emër

“Nuk e di… sigurisht është dashur me pas ndonjë tabelë me emrin e tij, por s’ka…

Ndërkaq, Asim Hajdari, tha se vetëm pas pyetjes së kp ka kuptuar se ky park quhet me emrin e Adem Demaçit.

Ai ka bërë të ditur se dikur ky park ishte për lakmi, ndërsa sot është përplot me bërllok dhe pothuajse i shkatërruar krejtësisht.

Komunës nuk i intereson fare, shtoi ai, derisa potencon se duhet vendosur gjithsesi një tabelë përmes së cilës qytetarët njoftohen për emrin e këtij parku.

Hajdari: Sot po e di që ky park quhet kështu

“Nuk e kam ditur deri sot, prej sot po e di që ky park quhet Adem Demaçi. Ky park në kohën e Serbisë, veç me i ra afër tij je kënaq, ndërsa sot një traktor bërllok kësajde është. Edhe askund ulëse nuk ka, këtë ulëse e kanë vu taksistët këtu edhe s’kanë ku me u ulë qytetarët, me bë një pushim nën hije diku. Komunës tonë nuk i intereson fare…veç ren e manipulime me popull…Është dashur me qenë një tabelë këtu për me ditë qysh thirret ky park sepse askush nuk e din ku ekziston p arku Adem Demaçi”, ka thënë Hajdari.

Në anën tjetër, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Mitrovicë, Sami Zeka, ka fajësuar për vonesat Bashkimin Evropian, për të cilin tha se është përgjegjës sepse kryen procedurat rreth sistemit të adresave, përkatësisht shenjëzimit.

Ai ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për një gjë të tillë, ndërsa nuk ka qenë në gjendje të jap një datë kur do të zgjidhet kjo çështje.

Zeka: Së shpejti shenjëzimet

“Ne procesin e sistemi të adresave, gjegjësisht të emërtimit të rrugëve e kemi kry, e kemi procedu, në Kuvend është aprovuar…Bashkimi Evropian i ka procedurat në zhvillim e sipër rreth ndihmesës së komunave për implementimin e sistemit të adresave, shenjëzimin. Ata e kanë përzgjedhur edhe kontraktorin, i kanë kryer procedurat, janë në procedurë të lidhjes së një marrà «veshje mirëkuptimi me Agjencionin Kadastral të Kosovës, ne jemi duke pritur vetëm formën e veprimit të tyre”, theksoi drejtori Zeka.

Ndryshe, Kuvendi Komunal i Mitrovicës në seancën e mbajtur më 25 shkurt të këtij viti, me propozimin e kryetarit të komunës Agim Bahtiri dhe me rastin e 80 vjetorit të Adem Demaçit, mori vendim unanim që parku në fjalë të mbajë emrin e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat