Malishevë: Merr statutin e veteranit, si luftëtarë i UÇK-së, pa qenë kurrë i tillë

Lajme

Malishevë: Merr statutin e veteranit, si luftëtarë i UÇK-së, pa qenë kurrë i tillë

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 09:57
Veteranë

Shoqata e Vetëranëve të UÇK-s në Malishevë, dega në Lladroc, ka reaguar në lidhje me dhënien e statutit Vetëran Luftëtarë, Milaim Buçaj, për të cilin kjo nëndegë thotë se nuk ka qenë kurrë vetëran.

Reagimin e plotë të tyre:

SHOQATA  E VETËRANVE TË LUFTËS SË UÇK-së MALISHEVË

NENDEGA LLADROC.

Me marrjen e informacionit për pranimin e Milamim Tafil Buçaj se ka marr statutin e Veteran Luftetarë i UÇK-së.

Ne si SHVL e UÇK-së nendega Lladroc ne një mbledhje të kryesis nëndega e fshatit Lladroc me përgjëgjesi të plotë ligjore dhe morale deklarojm se : Milaim Tafil Buçaj nga fshati Lladroc nuk ka qenë pjestar i UÇK-së dhe as i njdonjë formacioni në mbeshtetje të luftes së shenjtë të UÇK-së.Prandaj ne SHVL nëndega Lladroc ndihemi të fyer dhe thellë të indinjuar ndaj sjelljes së tij personale por me teper ndaj sjelljeve të eprorve të lart të brigades “121 Kumanova” e veqanarisht ndaj komondantit të brigades Haxhi Xhelë Shala ( Topi) që për perfitime matriale apo politike ka keqperdorur autoritetin dhe poziten e tij duke degraduar vlerat e luftes së shenjtë të UÇK-së.Si ka vepruar ne ketë rast ka edhe raste të tjera që kemi kundershtuar po për të nuk ka mjaftuar.Andaj kerkojm pergjegjesi ligjore ne bazë të ligjit për veteranët nga të gjitha instancat të cilat janë kompetente të ndermarrin masa ndaj ketij rasti dhe shumë rasteve të tjera.Ne si shoqat nuk do të ndalemi deri në ndriqimin dhe ndeshkimin e akterëve të pa moralshem të cilet për interesa përsonale janë në gjendje të njollosin vlerat e luftes së UÇK-së, invalidëve dhe veteranve të vertetë. Se keta matrapazë edhe shtetin ta bien ne pikpytje per interesa personale.

SHVL e UÇK-së Nëndega Lladroc –Malishevë                                         06.06.2016

Kryetari: Ramë Bibaj

Antari:     Xhevat Buçaj

Antari:  Besim Gegaj

Antari:   Nuhi Zogaj

Antari: Afrim Zogaj

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat