Veteranët e UÇK-së futen në "skanerin" e Prokurorisë!

Lajme

Veteranët e UÇK-së futen në "skanerin" e Prokurorisë!

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 10:15
Ilustrim

Të gjithë personat që kanë hyrë në procesin e verifikimit të veteranëve të UÇK-së, e të cilët konsiderohen se kanë bërë mashtrime, mund të përballen shumë shpejt me drejtësinë.

Prokuroria e Shtetit në një përgjigje për mediat vendore nuk e ka mohuar që listat e veteranëve të UÇK-së do të hynë nën ‘skanerin’ e institucionit të saj.

“Ju informoj se Prokurori i Shtetit vepron dhe do të veproj në përputhje me kompetencat ligjore që ka, në secilin rast që gjen elemente të kryerjes së ndonjërës vepër penale, pa marrë parasysh se nga kush mund të jetë kryer vepra, pa e përjashtuar edhe rastin për të cilin keni pyetur”, ka thënë Liridona Kozmaqi, zëdhënëse e Prokurorisë.

Ndryshe, ditë më parë Komisioni Qeveritar doli me rezultatin se në Kosovës janë 46,230 veteranë

Ky është numri i veteranëve nëpër zona

Zona e Dukagjinit – 15,023;
Zona e Pashtrikut – 8,730;
Zona e Drenicës – 6,959;
Zona e Llapit – 4,310;
Zona e Nerodimes – 3,100;
Zona e Shalës – 1,950;
Zona e Karadakut – 1,070;
Njësitë Vartëse të ShP të UÇK-së–5,057 dhe
Shtabi i Përgjithshëm - 31!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat