Zbulohen 8900 rrënjë kanabis

Kronikë e zezë

Zbulohen 8900 rrënjë kanabis

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 09:45

Policia e Pukës ka vijuar edhe sot aksionin antikanabis, në të gjithë rrethin. Bëhet e ditur se nga operacioni i fundit që po zhvillohet në fshatin Srriqe, janë asgjësuar 8900 rrënjë bimë narkotike, të llojit kanabis sativa.

Burimet policore lokale njoftojnë se efektivët ndodhen në vendin e ngjarjes që prej ditës së mërkurë.

Në të njëjtën kohë, mësohet se janë identifikuar edhe parcela për të mbjellë 15 mijë rrënjë. Gjithashtu policia ka mundur të identifikojë kultivuesit.

Ndërkohë, policia e Pukës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe kapjen e autorëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat