Sulmi në Mitrovicë, Bahtiri: Nuk më frikësojnë

Mitrovica

Sulmi në Mitrovicë, Bahtiri: Nuk më frikësojnë

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 10:02
Agim Bahtiri

Gjatë mesnatës Kuvendi Komunal i Mitrovicës është sulmuar me kallashnikov, duke i shkaktuar dëme materiale në thyerje të dritareve.

Kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri e ka pranuar që është sulmuar objekti i komunës duke thënë se tani janë duke u bërë ekspertizat dhe askush nuk mund ta ndalë punën e tij.

“Koha e kallashnikovit në Kosovë e sidomos në Mitrovicë ka kaluar shumë moti, askush nuk guxon ta pengojë punën time”, ka thënë Agim Bahtiri.

Ky sulm vjen vetëm një ditë pas thyerjes së xhamave të automjeteve të komunës, nga ish rojat e parkingut, të cilët nuk pranuar të punonin nën menaxhimin e një kompanie private, por insistuan që të punonin nën menaxhimin e OVL të UÇK-së, ani pse rrogat do t’i merrnin të njëjta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat