Çitaku: Artikulli i NYT është gjysmë i saktë

Aktuale

Çitaku: Artikulli i NYT është gjysmë i saktë

Më: 1 qershor 2016 Në ora: 11:12
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në një intervistë për HuffingtonPost ka folur për artikullin e New York Times, “Kosova, tokë e pëlleshme për ISIS-in”.

Reportazhi i NYT sqaron se paratë e vendeve arabe si Arabia Saudite, Kuvajti, Emiratet dhe Katari e kanë shndërruar Kosovën nga një vend tolerant dhe me siguri kombëtare, në një vend të dominuar nga vehabistët.

“Artikulli i New York Times është i saktë, por e thotë vetëm gjysmën e së vërtetës dhe me dy vjet vonesë”, ka thënë Çitaku në një intervistë sy-më-sy me analisten Hiam Nawas.

"Unë, personalisht, ishte një nga zyrtarët e parë që foli publikisht për problemin e radikalizmit në Kosovë në fillim të vitit 2009. Në vitin 2014 qeveria mori masa drastike legjislative dhe operative për të trajtuar atë. Si pasojë, më pak se 10 njerëz u bashkuan ISIS në vitin 2015 dhe zero në vitin 2016. "Por, ISIS është ende një problem në Kosovë, siç është për shumë nga pjesa tjetër e botës, ka thënë Çitaku.

Ambasadorja Çitaku, ish-konsulle e Kosovës në New York, nuk e fsheh faktin se paratë e vendeve të Gjirit, që përfaqësonin brendin vehabi, kanë depërtuar në Kosovë, por ka mohuar se qeveritë e atyre vendeve janë përgjegjëse për këto aktivitete.Ajo ka thënë se Kosova ka krijuar një numër të procedurave legjislative dhe operative për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm. Parlamenti miratoi në vitin 2014 një ligj për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Dhe në vitin 2015 u miratua Ligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Shtetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat