Identifikohen katër vetura fals, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Identifikohen katër vetura fals, arrestohet një person

Më: 31 maj 2016 Në ora: 10:03
Ilustrim

“Si rezultat i përpunimit të informatave në fushën e parandalimit të veprimtarive kriminale, njësia rajonale e auto-krimeve, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, dje ka realizuar një kontroll në një lokacion, ku kryesisht ushtrohet veprimtari e shitblerjes së automjeteve dhe pjesëve të tyre”, thuhet në komunikatën e Policisë në Mitrovicë.

Nga ky kontroll ka rezultuar me identifikimin e katër veturave, dokumentacioni i të cilave nuk përputhej me numrat identifikues të veturave përkatëse.

Te të gjitha këto vetura hetuesit policorë kanë vërejtur dhe ngritur dyshimet se brenda tyre është ndërhyrë në mënyrë fizike me fshirje të numrave identifikues të veturave.

“Mbi dyshimet e ngritura hetuesit policorë kanë identifikuar dhe kanë arrestuar personin e dyshuar F. B. 21 vjeçar, në pronësi të të cilit janë identifikuar veturat me dokumentacion të falsifikuar ”, thuhet në njoftim.

Ndërsa hetuesit policorë me autorizim të prokurorit të çështjes do të vazhdojnë hetimet drejt verifikimit të prejardhjes së këtyre veturave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat