U mbajt mbledhja e rregullt e Bordit të Drejtorëve

Mitrovica

U mbajt mbledhja e rregullt e Bordit të Drejtorëve

Më: 30 maj 2016 Në ora: 17:36
Foto nga mbledhja

Si pikë e parë e rendit të ditës, u diskutua tema rreth ditëve të aktiviteteve kulturore, ku drejtori i Drejtorisë se Kulturës ,Rinis dhe Sportit ,Tafil Peci, tregoi se nga sot do të filloI Festivali Tradicional i Komedisë i cila pritet të mbahet ne Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, bëri propozimin për ngritjen e shtatores për profesorin dhe veprimtarin e dalluar,Latif Berisha , i cili sipas të parit të komunës meriton një trajtim më dinjitoz, kur dihet fakti se kontributi i tij është jashtëzakonisht i madh ndërsa pushtetarët e mëparshëm nuk kanë ndërmarr asgjë në këtë drejtim.
Për këtë çështje kryetari Bahtiri, kërkoi që të formohet një komision prej 5 anëtarëve , që të vazhdojnë me tutje rreth procedurave.

Pikë e rëndësishme të cilës ju kushtuan rëndësi të veçantë ishte Qarkoja Buxhetore për 2017-01, për të cilët foli drejtori i Drejtorisë së Financave, Nystret Maxherra, ai u ankua se me 24 maj ka marr qarkoren për fillimin e procedurave për planifikimin e Buxhetit Komunal, gjegjësisht KAB-komunale.

“Në protokollin e Ministrisë shkruan se është shtypur me 13 maj, ndërsa Komuna e Mitrovicës e ka pranuar këtë dokument me 24 maj, e që është kohë shumë e shkurt për procedimin e Kornizës Buxhetore 2017/2020 kur dihet fakti se me datën 1 qershor, materiali duhet të shpërndahet tek KPF-ja dhe në Kuvend “, u shpreh ndër të tjerash drejtori i Drejtorisë së Financave, Nystret Maxherra.

Ndërsa sa i përket kategorisë së pagave Z.K.F Adem Fazliu, tha se do të këtë implikime gjatë hyrjes në fuqi të Ligjit mbi Sigurimin Shëndetësor, alokimi pritet të behët sipas nënkodeve të planifikuara, andaj këtu duhet të kemi kujdes të veçanta në planifikim të buxhetit dhe përparësi tek investimet kapitale duhet të ketë edhe vazhdimi i projekteve të mbetura.

Pas një diskutimi të gjatë lidhur me zgjedhjen e këtij problemi kryetari Bahtiri, mori vendim që të vendosen emrat e atyre personave në shpallje qe si kanë kryer obligimet e tyre ndaj komunës-tatimet në pronë, në të kundërtën do të merren masa ndaj zyrtarëve në fjalë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat