E dashura i ndryshon emrat e kontakteve të telefonit, përveç njërit

Life style

E dashura i ndryshon emrat e kontakteve të telefonit, përveç njërit

Më: 28 maj 2016 Në ora: 21:02
Ilustrim

Të kesh një të dashur xheloze është problem i madh. Akoma më keq kur ajo është edhe “mistrece”. Mesa duket një djalë shikon se e dashura i kishte ndërhyrë në telefon duke i ndryshuar emrat gjithë kontakteve. Ndaj djalit iu desh t’i pyeste të gjithë me radhë se kush ishin, pasi e kishte humbur orientimin.

Kur djali ka parë një kontakt me një emër jo shumë etik, ka filluar edhe pjesa komike e historisë. Këtë kontakt e dashura nuk ia kishte ndryshuar mesa duket. Për shpjegim të mëtejshëm mund të shikoni fotografinë e bisedës së shkruar mes dy personave.

Nuk e dimë me siguri nëse historia është reale apo jo, por kur ish e dashura e meriton, një shaka e tillë është përherë me vend.

Image

 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat