Modelja Bella Hadid ia vjedh stilin Rita Orës, bën bum në Kanë (Foto)

Bota e Yjeve

Modelja Bella Hadid ia vjedh stilin Rita Orës, bën bum në Kanë (Foto)

Më: 19 maj 2016 Në ora: 13:40

Një ndër modelet e reja më të pëlqyera të botës së modës dhe showbizit, Bella Hadid, në Festivalin e Filmit në Kanë ka shkëlqyer me pamjen e saj, mirëpo si duket ajo nuk është lodhur aq ta zgjedh një dizajnë unik të fustanit.

Ajo në këtë paraqitje, ka kopjuar dukjen e këngëtares Rita Ora.

Rita Ora, fustanin e kuq e kishte veshur në vitin 2014 në ndarjen e çmimeve Festivalit MTV VMA’s, për të cilin u përfol shumë.

Tani Bella Hadid, në Festivin e Filmit nuk ngurroi t’ia vjedhë modelin e fustanit të Ritës, duke tërhequr kështu vëmendjen e mediave britanike për këtë vjedhje.

Bukuroshja 19 vjeçare tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj - një fustan të kuq - teksa s'kishte veshur as brekë, e as jelekë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat