Femra më e bukur në botë thotë se në gjimnaz ishte tmerrësisht e shëmtuar (Foto)

Bota e Yjeve

Femra më e bukur në botë thotë se në gjimnaz ishte tmerrësisht e shëmtuar (Foto)

Më: 19 maj 2016 Në ora: 10:04

Jennifer Aniston javë më parë u shpall femra më e bukur në të gjithë botën, nga revista People. Dhe kjo nuk është hera e parë që aktorja cilësohet e tillë.

Por vetë ajo thotë se në kohën kur ishte në shkollë të mesme dukej e tmerrshme.

“Kur isha në gjimnaz dukesha në mënyrë tragjike. Atëherë nuk isha informuar mirë. Nëse më kuptoni, për mua ka qenë momenti që eksperimentoja shumë me veten. Për më tepër atëherë ishin vitet ’80, ngjaja si fantazma e një ëndrre të keqe. Nuk pretendoja të shpallesha më e bukura, por nuk mund ta quaja veten një femër tërheqëse”, thekson ajo.

Jennifer po ashtu është pyetur për marrëdhënien me bashkëshortin Justin Theroux, dhe si i pëlqen më shumë atij bashkëshortja, me tualet apo natyrale.

“Atij i pëlqej në të dyja rastet” thotë Jennifer “Sigurisht që më shumë natyrale, por atij i pëlqejnë shumë edhe sytë smokey”, tha ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat