Reportazh kushtuar Rita Ores, si i la në harresë kushërirat e saj (Foto)

Bota e Yjeve

Reportazh kushtuar Rita Ores, si i la në harresë kushërirat e saj (Foto)

Nga: H.O. Më: 5 maj 2016 Në ora: 17:49

Derisa shijonte një Coca Cola dhe një copë tortë, Rita Ora si 10 vjeqare qëndronte para kameras.

E ulur në një kafene modeste në Prishtinë e shkatërruar nga lufta në Kosovë, ylli i ardhshëm me motrën e saj më të madhe, Elena dukeshin të lumtura në shoqëri të kushërirave të tyre, të cilët qëndruan më to kur prindërit ju larguan.

Ishte viti 2001 dhe vendi e kishte marr veten nga lufta brutale që kishte kryer spastrim etnik duke vrarë 11 mijë prej bashkëatdhetarëve të Rites dhe prindërit e saj kishin bërë përpjekje për të krijuar një jetë të re në Britani.

Rita, një milionere dhe këngëtare ka qenë në qendër të thashethemeve se ajo ka fjetur me superyllin Jaz Y.

Motra e saj Elena është partneri i saj i biznesit dhe se udhëton nëpër botë në krahë të saj.

Dorotea Sahatqiu dhe motra e saj Donjeta jetojnë ende jetën e tyre në venndlindje, në një territor të kontestuar dhe të shmangur nga politik ballkanike.

Por në vitet e ardhshme Rita ka humbur kontaktet me kushërirat e saj, madje Dorotea tani 23 vjeqare kishte luftuar me sigurimin e X Factor duke i lutur që ta lënë të hyjë brenda për ta parë më afër Rita Oren.

Dorotea nuk ishte në gjendje për të folur me Riten, por mori foto nga vendi i ngjarjes, sikurse cdo tifoz tjetër.

Dhe pavarësisht distancës, 23 vjeqarja ndihet krenare për kushërirën e saj të famshme dhe ende ushqen kujtimet e herës së fundit që folën bashkë.

"Pas luftës, ne e dinim se Rita Ora dhe familja e saj ishin në Londër dhe kur erdhën ajo u entuziasmua nga Londra, pasi atëherë ajo nuk ishte e famshme. Unë kam qenë shumë e vogël dhe ajo nuk ishte e famshme, por kisha shumë dëshirë të rri me të, nuk e di pse, por vdisja të jem me të", ka thënë ajo.

"Edhe në qoftë se Rita kishte të gjitha problemet e botës, ajo mbushte një dhomë me buzëqeshje"./BS













Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat