Cila më bombastike, Beyonce apo Kim? (Foto)

Bota e Yjeve

Cila më bombastike, Beyonce apo Kim? (Foto)

Më: 3 maj 2016 Në ora: 11:23

Edhe një vit me mbrëmjen e famshme Met Gala, e edhe një mundësi për shfaqje asetesh në tepihun e kuq.

Gratë më të famshme të show bizit ndërkombëtar për momentin, Beyonce dhe Kim Kardashian kanë prezantuar hiret e tyre në tepihun e kuq në New York të hënën mbrëma.

Kim 35 vjeçare, kishte veshur një fustan ngjyrë bronzi të markës Balmain veshje që i përshtatej shumë me atë të bashkëshortit të saj Kanye Ëest.

E famshmja Kim prezantoi edhe njëherë ato për të cilat është bërë e famshme, format e saja ta rrumbullakëta,t ë cilat kanë ardhur në vijë shumë të mirë pas lindjes së djalit.

Ndërsa, Beyonce që së fundmi është bërë kryetema e mediave botërore pas publikimit të albumit të saj më të ri Lemonade, u paraqit në një fustan Latex ngjyrë lëkure që i paraqiste në mënyre fantastike linjat e saja trupore.

Mirëpo, ndryshe nga shoqja e saj Kim Kardashian që në Met Gala erdhi me burrin, Jay Z nuk u pa afër Beyonce.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat