Çfarë dhuratash mori princesha Charlote për ditëlindje? (Foto)

Bota e Yjeve

Çfarë dhuratash mori princesha Charlote për ditëlindje? (Foto)

Më: 3 maj 2016 Në ora: 11:13

Princesha Charlote ka marrë për ditëlindjen e parë urime dhe dhurata nga 64 shtete, thuhet sot nga Pallati i Kensingtonit.

Ndonjëra nga dhuratat e ditëlindjes ka ardhur më herët gjatë vizitave të liderëve botërorë, në mesin e të cilëve edhe presidenti amerikan Barack Obama, i cili princeshës së vogël i dhuroi një lodër.

Kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron i ka dhuruar princeshës librin me përralla të shkrimtarit danez Hans Kristian Anderesn ndërsa kryeministri Justin Trudeau i ka dërguar asaj një kostum të dëborës dhe një libër.

Zelanda e Re i ka dërguar princeshës ari të mbushur, batanije dhe çizme nga leshi. Nga Kina ka ardhur një komplet me figura të mëndafshta ndërsa Meksika ka dhuruar një komplet nga argjendi.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat