Supermodelja: Më kanë thënë gjithmonë se kam një hundë të madhe (Foto)

Bota e Yjeve

Supermodelja: Më kanë thënë gjithmonë se kam një hundë të madhe (Foto)

Më: 29 prill 2016 Në ora: 11:13

Gisele Bundchen ka treguar se ajo gjithmonë është kritikuar duke i thënë se ka një hundë të madhe dhe sy të vegjël. Bukuroshja braziliane është një nga modelet më të pasura në botë, e cila ka filluar karrierën e saj në vitet ‘90.

“Mbaj mend se disa njerëz më thoshin se hunda ime ishte shumë e madhe ose sytë e mi shumë të vegjël dhe si pasojë nuk do të isha kurrë një vajzë kopertinash”, ka thënë Gisele në një intervistë të dhënë për “People”.

“Nuk ishte e lehtë që në moshën 14-vjeçare të përballesha me këto lloj kritikash. Ato më bënë të ndihesha e pasigurt dhe për këtë i tregova babait tim, i cili më tha se nëse do punoja fort dhe të jepja më të mirën, do të shkëlqeja”, shton nëna e dy fëmijëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat