Kjo është gruaja më e nxehtë e një ambasadori (Foto)

Bota e Yjeve

Kjo është gruaja më e nxehtë e një ambasadori (Foto)

Më: 29 prill 2016 Në ora: 09:04

Asaj i pëlqen të ekspozojë trupin e saj, ndërsa ëndrra më e madhe mbetet që të kapë majat në muzikë.

Kjo bukuroshe këndon rap dhe kënga më e fundit “Gimme One More Chance” ka arritur në vendin e 23-të në Gjermani.

Por ajo është etiketuar nga mediat si gruaja më e nxehtë e një ambasadori.

Njihuni me Chioma Akuezue, 27 vjeç.

Këngëtarja nigeriane aktualisht po këndon nëpër lokalet e Berlinit në Gjermani.

Ajo është gruaja e ambasadorit gjerman në Benin (Afrika Perëndimore), Walter von den Driesch, 61 vjeç.

Çifti u martua në vitin 2013.

“Jemi njohur në një fluturim për në Nigeri. Përmes tij erdha në Gjermani”, thotë ajo.

Miqtë e saj e inkurajojnë, edhe pse kritiku Diet Bohlen në vend që të komentonte muzikën e saj, komentoi format e nxehta.

Teksa ajo dhuron shfaqje të nxehta në Berlin, i shoqi i saj është 5200 kilomtra larg në parketin diplomatik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat