“Sa herë hapet dera, më duket sikur do hyjë ajo”

Bota e Yjeve

“Sa herë hapet dera, më duket sikur do hyjë ajo”

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 15:57

Ka një arsye pse mediat rozë në SHBA e Britani e kanë shfrenuar kaq shumë fantazinë e tyre për të zbuluar se me kë është lidhur aktori i njohur, Liam Neeson.

Deri më tani dihet se ai është në lidhje me një personazh shumë të famshëm në Hollivud.

Bastet janë hapur dhe disa media thonë se fatlumja është Kristen Stewart.

Të tjera raportojnë se është Susan Sarandon.

Listës i shtohet Uma Thurman, Halle Berry, Charlize Theron, etj.

Por pse ky vërshim?

Jo vetëm sepse irlandezi 63-vjeçar është i famshëm.

Por ai nuk është lidhur që kur e shoqja e tij humbi jetën në një aksident të çuditshëm me ski në vitin 2009.

Për vite me radhë, aktori e ka vuajtur kaq shumë ndarjen nga jeta të bashkëshortes, Natasha Richardson.

Dy vite më parë, Neeson bëri një rrëfim kaq prekës për Anderson Cooper të CBS.

Pas aksidentit, ajo mbahej në jetë nga pajisjet.

“Shkova dhe i thashë: E dashur, nuk do të kthehesh nga kjo rrugë, ke përplasur kokën”.

“Ajo dhe unë kishim bërë një pakt, nëse dikush nga ne binte në gjendje vegjetative, do hiqnim spinën. Ky ishte mendimi im i parë: Këto tuba duhet të hiqen. Ajo ka ikur”.

Aktori irlandez u martua me Richardson në vitin 1994 dhe kanë dy djem.

“Vdekja e saj nuk ishte kurrë e vërtetë për mua”.

“Ka raste kur jam në shtëpi në Nju Jork, dëgjoj derën teksa hapet. Sa herë e dëgjoj, më duket se ajo do futet brenda”.

“Më goditi shumë. Ishte si një dallgë. Kisha një ndjesi paqëndrueshmërie. Toka nuk më dukej e qëndrueshme”.

Nga martesa e tyre lindën dy djem. Njëri prej tyre, Micheal e përjetoi më keq humbjen e nënës.

Ai pranoi në një intervistë se kjo ishte arsyeja pse ai nisi drogën.

Britanikja Natasha Richardson u plagos në kokë teksa po merrte leksione skish në Kanada.

Pas goditjes në kokë, ajo dukej shumë mirë, pasi ecte dhe sillej normalisht.

Ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes, por iu tha të largohej pasi ajo nuk kishte probleme.

Aktorja u kthye në dhomën e saj në hotel, por tre orë më vonë nisi të kishte dhimbje koke.

Edhe pse u dërgua në një spital shumë të specializuar në Nju Jork, ajo ndërroi jetë një ditë më pas.

Organet e saj, zemra, mëlçia dhe veshkat u dhanë për të sëmurë në nevojë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat