Beyonce e veshur si legjenda Michael Jackson në skenën e "Super Bowl"-it (Foto)

Bota e Yjeve

Beyonce e veshur si legjenda Michael Jackson në skenën e "Super Bowl"-it (Foto)

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 14:22

Beyonce është ngjitur në skenë ditën e diel së bashku me grupin “Coldplay” dhe këngëtarin Bruno Mars, duke dhuruar një spektakël të vërtetë për publikun që po ndiqte ndeshjen e Super Bowl-it.

Gjatë pushimit të ndeshjes, ata kanë performuar në mënyrë spektakolare. Kështu, në “Levi’s Stadium” të Santa Klarës, Beyonce ishte veshur si Michael Jackson në Super Bowl-in e vitit 1993, ndërsa trupa e saj e baletit ishte veshur si anëtarët e grupit të armatosur të të drejtave të njeriut, “Black Panthers”.

Beyonce e nisi performancën e saj me hitin e vjetër “Run the World (Girls)”, para se të bashkohej në skenë nga “Coldplay”, ku së bashku kënduan “Viva la Vida”.

Më pas, grupi “Coldplay” vazhdoi të këndonte i vetëm në skenë disa nga këngët e tyre më të famshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat