Taulant Xhaka bëhet “Boss” (Foto)

Bota e Yjeve

Taulant Xhaka bëhet “Boss” (Foto)

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 14:28

Ndonëse tashmë nuk ka më si shok të ekipit patriotin dhe kolegun e Kombëtares kuqezi, Shkëlzen Gashi, i cili u transferua përtej oqeanit, mesfushori dhe lideri i skuadrës së FC Basel në Super Ligën zvicerane, Taulant Xhaka vazhdon të shijojë më së miri kohën jashtë fushës me pjesën tjetër të skuadrës.

Madje edhe më shumë, teksa shfaqet i tëri si “BOSS”. Në të vërtetë, bëhet fjalë për shtëpinë e famshme të modës “HUGO BOSS”.

Gjatë ditës së djeshme, një përfaqësi e seleksionuar e klubit që kryeson klasifikimin e Super Ligës zvicerane, FC Basel, e përbërë nga 6 persona, mes të cilëve edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, kanë vizituar një nga dyqanet më të mëdha të “HUGO BOSS”.

Futbollistë kanë pozuar për një album reklamues të kësaj kompanie të mirënjohur botërore të veshjeve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat