Blac Chyna imiton Kylie, bën pozat e njejta si ajo (Foto)

Bota e Yjeve

Blac Chyna imiton Kylie, bën pozat e njejta si ajo (Foto)

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 22:22

Blac Chyna duket se ka vetëm një qëllim, që t’i dëshmojë “rivales” së saj, Kylie Jenner që mund të bëjë gjithçka çfarë bën ajo, madje edhe më mirë se ç’mund ta bëjë e vogla e motrave Kardashian.

Chyna ka realizuar një set me foto në shkretëtirën e Mojave pranë një makine vetëm me të brendshme.

Një gjë të tillë e ka bërë Kylie vetëm disa muaj pasi festoi 18-vjetorin në të njëjtin vend dhe vetëm me të brendshme, madje edhe ngjyra e të brendshmeve është e njëjtë, e zezë.

Blac ka sqaruar se fotot janë realizuar për revistën “Dub” që është një revistë specifike duke u marrë me makina, por edhe me personazhe të njohur dhe makinat e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat