Nga modele kopertinash në gjyqtare futbolli (Foto)

Bota e Yjeve

Nga modele kopertinash në gjyqtare futbolli (Foto)

Më: 2 shkurt 2016 Në ora: 21:12

Për 10 vjet me radhë ka qenë modele kopertinash, por tashmë ajo ka vendosur që në vend të bikinit të marrë bilbilin dhe kartonët e kuq për t’u bërë gjyqtare futbolli.

Ajo është Amy Christophers, e njohur më së shumti si Brandy Brewer. Ish-modelja ka rrëfyer në një intervistë për britaniken “The Sun” se, “se më tepër se sa një hobi, futbolli është një pasion për të”.

Këshut, 29-vjeçarja ka përdorur rrjete sociale për të shpërndarë udhëtimin e saj në botën e futbollit duke nisur nga trajnimi zyrtar për t’u bërë gjyqtare që nga muaji tetor.

Për “The Sun”, ajo është shprehur: “Gjithmonë e kam dashur futbollin dhe mendimi për t’u bërë gjyqtare do të jetë një mënyrë shumë e mirë për ta njohur më tepër”.

“Nuk ka shumë femra në këtë fushë dhe është fantastike të tregosh se femrat mund ta bëjnë po aq mirë këtë gjë. Nuk është thjesht një hobi, është një pasion të cilin do ta marr shumë seriozisht”, thotë 29- vjeçarja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat