Nicki Minaj performon me kostum transparent për diktatorin e Angolës (Foto)

Bota e Yjeve

Nicki Minaj performon me kostum transparent për diktatorin e Angolës (Foto)

Më: 20 dhjetor 2015 Në ora: 19:20

Nicki Minaj dha një koncert për diktatorin e Angolës ditën e shtunë, edhe pse aktivistët e të drejtave të njeriut i bënë thirrje këngëtares që ta anulonte shfaqjen në vendin e varfër afrikan.

Reperja kishte zgjedhur një kostum transparent për spektaklin e saj. 33-vjeçarja performoi në Luanda për festën e Krishtlindjes, e organizuar nga Unitel, një firmë që pjesërisht është e zotëruar nga presidenti Jose Eduardo dos Santos, i cili akuzohet për korrupsion.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 1/3 e popullsisë prej 24 milionë banorësh të këtij vendi jeton me më pak se 2 dollarë në ditë.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat