“Krishtlindjet, Kate Middleton feston me fëmijët me probleme mendore

Bota e Yjeve

“Krishtlindjet, Kate Middleton feston me fëmijët me probleme mendore

Më: 19 dhjetor 2015 Në ora: 16:53

Dukesha e Kembrixh u bë pjesë e një feste Krishtlindjesh, organizuar nga qendra familje-shkollë, “Anna Freud” në Islington, të Londrës.

Kjo qëndër ndihmon të rinjtë dhe fëmijët që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe ka marrë emrin e vajzës së psiko-analistit Sigmund Freud.

Peter Fonagy, shefi ekzekutiv i qëndrës theksoi rëndësinë e studimit të shëndetit mendor tek fëmijët.

“Epo, ne duam të bëjmë një hap të rëndësishëm për studimin e shëndetit mendor të fëmijëve. Ky është ndoshta shqetësimi më i madh dhe më i rëndësishëm i këtij shekulli, pasi 75% e rasteve me probleme mendore, sipas studimeve, pikasen që në vogëli. Ndaj ajo çka ne mund të bëjmë është të reduktojmë këtë sëmundje në rini, duke i ndihmuar që në vogëli” tha Fonagy.

Catherine rikthehet për të disatën herë në këtë qëndër, pasi e ka vizituar më herët që prej muajit shtator. Ajo falenderoi stafin e qendrës por edhe fëmijët që e mirëpritën sërish.

“Ju faleminderit të gjithëve. Është kaq fantastike t’ju shoh të gjithëve bashkë, që bëni gjëra të jashtëzakonshme dhe dua t’ju uroj vërtet krishtlindje të gëzuara” tha Dukesha e Kembrixh.

Teksa qëndroi për disa orë në këtë qendër, Catherine u bë pjesë e një ëorkshopi për një pemë Krishtlindjesh më pas shijoi një performancë muzikore.

I riu Jack Bailey, nuk arriti të përmbajë entuziasmin e tij duke thënë: “Oh zot është e mrekullueshme.

S’mund ta besoja kur e pashë që ajo hyri në qendër. Isha gati për të rënë në tokë” -tha ai.







Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat