Goldie dhe Kurt më në fund vendosin të martohen (Foto)

Bota e Yjeve

Goldie dhe Kurt më në fund vendosin të martohen (Foto)

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 22:32

Pas më shumë se 30 viteve bashkë, Goldie Hawn dhe Kurt Russell flitet se kanë nisur një lidhje. Thashethemet nisën disa ditë më parë, kur çifti kishin dalë të bënin pazar në Los Anxheles, ndërsa në dorën e majtë të 70-vjeçares u vu re një unazë me diamante.

Sipas gazetës britanike “The Express”, 64-vjeçari Kurt dhe Goldie kanë vendosur të martohen në fermën e tyre 3 milionë dollarë në Aspen, në fillim të vitit të ri. Një burim i afërt me çiftin e famshëm hollivudian tha se ceremonia do të jetë e veçantë. Të ftuarit do të vishen si kaubojsa, do të ketë kuaj dhe rock ’n’ roll, pra një dasmë e stilit western. Ndërsa sipas të njëjtit burim, të gjithë të afërmit e tyre janë të lumtur që më në fund ata vendosën ta hedhin këtë hap.

Goldie dhe Kur janë njohur gjatë xhirimeve të filmit “Swing Shift” në vitin 1983. Ndërsa në korrik të 1986 erdhi në jetë edhe djali i tyre i parë, Wyatt Russell, i cili është 29-vjeç. Aktorja është gjithashtu nënë e dy fëmijëve të tjerë nga martesa me Bill Hudson. Ajo dhe Bill kanë së bashku vajzën, Kate Hudson, 36 vjec dhe djalin Oliver Hudson, 39 vjeç. Ndërsa Kurt ka një djalë nga martesa e tij e parë.

Çifti sigurisht që u bë i famshëm edhe pas interpretimit në filmin “Overboard” në vitin 1987. Një trashëgimtare e pasur punëson një marangoz, i cili më vonë e gjen atë pasi ka pësuar një humbje kujtese të përkohshme.

Në shenjë hakmarrjeje ai e bind, se ishin të martuar bashkë. Në fund çifti bien në dashuri dhe jetojnë të lumtur bashkë tre fëmijët e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat