Katie Holmes: Nuk ndiej keqardhje për ndarjen nga Tom Cruise (Foto)

Bota e Yjeve

Katie Holmes: Nuk ndiej keqardhje për ndarjen nga Tom Cruise (Foto)

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 18:37

Katie Holmes nuk ndihet aspak e penduar për ndarjen me Tom Cruise. Edhe pse kanë kaluar tre vite nga divorci i tyre, aktorja shprehet se nuk ndien keqardhje për këtë vendim të saj.

Këtë vit Katie dhe Tom do të festonin përvjetorin e tyre të nëntë të martesës, por gjërat nuk shkuan mirë për çiftin.

Ata u divorcuan në vitin 2012, pas gati gjashtë vitesh martese. Katie ka thënë se edhe pas ndarjes, jeta e saj është shumë normale. “Unë nuk pendohem për asgjë që kam bërë”, ka rrëfyer Katie.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat