E përkryer që ka vetëm sukses

Bota e Yjeve

E përkryer që ka vetëm sukses

Nga: Maksim Gjokaj Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 13:53

Ajo ka qenë një prej artisteve më “in” këtë vit në tregun muzikor shqiptar, siç na tregon dhe vetë me plot hite, plot bashkëpunime dhe me një super publik që e ka ndjekur dhe përkrahur çdo ditë. Është kjo këngëtarja me zë të ëmbël dhe seksi Mira Janji, biondina çapkëne që kohët e fundit i ka shtuar CV-së së saj edhe një tjetër plotësim pasioni, atë të prezantues. Artistja rrëfen për “Bota sot” punën e saj për këtë vit që po e lëmë pas, madje tregon se nëse do të jetojë tashmë duke iu përkushtuar muzikës dhe njëkohësisht edhe moderimit, e për ndonjë mashkull simpatik përkrah saj ende vazhdon të mos japë koment.

“Bota sot”: Mira në fillim të përgëzojmë për punën e re edhe si moderatore, ky pasion i pa prekur?
- Faleminderit shumë, po është një pasion i imi që u bë realitet dhe po ndjehem mirë edhe si moderatore.

“Bota sot”: Do të thotë që do të shohim njëkohësisht me këngë dhe si prezantuese?
-Po kënga është profesioni im që e kam studiuar e do jem besnike ndaj saj.

“Bota sot”: Më mirë tani të intervistohesh apo të intervistosh?
-Të dyja po më pëlqejnë shumë tani.

“Bota sot”: Si ishte viti që e po e lëm për ty?E nëse do ti jepnit një notë vetes për këtë vit 1-10, cila do të ishte ajo?
-Ishte vit suksesi për mua dhe me plot hite të reja, notën 10.

“Bota sot”: Kishte diçka më shumë që shkoi, po ndonjë peng?
-Mendoj se Gjithcka ka shkuar perfekt ashtu si duhet, skam lënë asnjë peng.

“Bota sot”: Ngjarja, koncerti apo supriza më e bukur gjatë këtij viti?
-Janë shumë të tilla, kë të veçoj më parë kam frikë se harroj disa.

“Bota sot”: E udhëtimi më i bukur sepse e dimë se gjatë këtij viti të kemi parë kudo në evropë?
- Të gjitha udhëtimet që kam bërë e kanë të bukurën e vet, secili ka qenë shumë interesant, me plot punë pior kam shfrytëzuar që të rri më shumë ditë, duke prekur edhe vendet e artit evropian që kanë shumë traditë dhe të lënë shumë mbresa.

“Bota sot”: Ju jeni Mira e mirë, apo ajo Mira e përkryes dhe ka vetëm sukses?
- E përkryer që ka vetëm sukses.

“Bota sot”: Një nga të paktët mos të themi të vetmet që kurrë edhe këtë vit nuk u zbulua asnjë mashkull pranë teje, por kjo nuk do të thotë se nuk e ke një djalë pranë?
-No koment për këtë gjë.

“Bota sot”: Do të jetë ky person apo familja që do të jetë pranë teje në mbyllje dhe nisje të Vitit të Ri?
-Me të gjithë që i dua dhe më qëndrojnë pranë çdo ditë.

“Bota sot”: A do të jesh në programet festive këtë vit, dhe na trego ndonjë projekt, apo klip të ri dhe kur vjen?
- Ne artistet jemi me aktivitete zakonisht gjatë festave. Mendoj se po, dhe kam këngë e hite të reja surprizë për publikun, dhe e falenderoj për mbështetjen që gjithmonë më bën.






Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat