Alec Baldwin në xhirimet e filmit të ri bashkë me Demi Moore (Foto)

Bota e Yjeve

Alec Baldwin në xhirimet e filmit të ri bashkë me Demi Moore (Foto)

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 20:20

57-vjeçari Alec Baldwin vijon xhirmet e filmit të ri, që nisin me një skenë shokuese.
Një taksi në qytetin e Nju Jorkut, përplas krejt papritur personazhin që Alec interpreton në këtë projekt të ri. Një tjetër surprizë që pret fansat është edhe interpretimi i aktores Demi Moore. Alec dhe Demi do të jenë personazhet kryesorë të prodhimit më të ri kinematografik.

Në këtë film aktori 57-vjeçar do të luajë rolin e një novelisti, i cili pëson një aksident të rëndë. Atë e përplas një taksi së bashku me bashkëshorten teksa ka dalë shëtitje dhe ndërsa gruaja e tij nuk humb jetën në këtë aksident, Alec mbetet i verbër.

Më pas ai bie në dashuri me një tjetër grua, e cila interpretohet nga aktorja Demi Moore, por kjo histori komplikohet më tej pasi ajo është e martuar me një biznesmen të pamshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat