Lady Gaga, një konteshë nudo në “American Horror Story” (Foto)

Bota e Yjeve

Lady Gaga, një konteshë nudo në “American Horror Story” (Foto)

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 21:45

Më 2 dhjetor pritet të nisë sesioni i ri i spektaklit “American Horror Story Hotel”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesë e të cilit do të jetë edhe këngëtarja Lady Gaga.

Ndërkohë deri tani, Lady Gaga, një nga protagonistet, është vërejtur në sekuenca më shumë terrorizuese se sa me ngarkesa erotike. Dhe në një nga episodet e fundit të transmetuara është shfaqur në rolin e një konteshe me një nudo “integrale”.

Ky është një ndër serialet më popullore në SHBA, ideuar nga Ryan Murphy dhe pritet të sjellë në ekran figura të njohura për publikun.

Përveç Lady Gagës, pjesë e tij do të jenë Naomi Campbell dhe Angela Basset. Mirëpo, ka zëra për një rikthim të Emma Roberts, e cili këtë vit është e angazhuar në një tjetër serial.

Thuhet se aktorja mund të kthehet në “American Horror Story Hotel” për episodet e fundit të sezonit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat