Kirsten Vangsness, ylli i “Criminal Minds” do të martohet

Bota e Yjeve

Kirsten Vangsness, ylli i “Criminal Minds” do të martohet

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 08:10

Kirsten Vangsness, aktorja protagoniste e filmit “Criminal Minds” do të martohet së shpejti më të fejuarin e saj aktorin dhe njëkohësisht shkrimtarin Keith Hanson.

“Ai është partneri ideal për mua dhe e ndjej se marrëdhënia jonë bëhet çdo ditë më e fortë. Kur dy njerëz duhen kaq shumë dhe kujdesen për tjetrin më shumë se për vetën, ateherë kjo është pjesa më e bukur në një lidhje”, u shpreh aktorja në një intervistë për mediat amerikane.

Sipas “People”, Keith i tha po propozimit për martesë disa javë më parë, në prani të familjarve dhe miqve të çiftit. Ndërsa tani 43-vjecarja është duke u përgatitur për ditën e saj më të rëndësishme.

“Sa e vështirë mund të jetë?” – tha aktorja kur u pyet për përgatitjet e dasmës. “Ai është më i veçantë se unë, dhe kjo është gjë e mirë, por ai ka më shumë kërkesa se unë. Mund të na duhet pak kohë, por ky është problem cilësie”.

Ndërsa kur u pyet për fustanin e martesës, aktorja u shpreh me humor: “Dua një fustan të stilit skocez, të cilin mund ta vesh edhe në raste të tjera. Ky do të jetë fustani im i dasmës, dhe dua ta vesh edhe kur të nominohem për çmimin tim të parë. Kështu njerëzit do të thonë: Ajo kishte veshur fustanin e saj të dasmës!”.

Kjo është martesa e parë për Kristen, ndërsa më herët ajo ka qenë e fejuar për 7 vjet me Melanie Goldstein, përpara se të ndaheshin në vitin 2013.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat