Barack Obama ka Kanye West… nën këmbët e tij (Foto)

Bota e Yjeve

Barack Obama ka Kanye West… nën këmbët e tij (Foto)

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 20:38

“Beson vërtet që ky vend mund të zgjedhë president të SHBA-ve një tip të zi të South Side nga Çikago, me një emër qesharak? Është një çmenduri”.

Në San Françisko, Barack Obama, shumë ironik takon Kanye West gjatë një aktiviteti për mbledhjen e fondeve për Komitetin Kombëtar Demokrat, organizatë e Partisë Demokratike amerikane që financon kandidatët.

Në “MTV Video Music Awards”, në gusht, reperi kishte njoftuar se donte të kandidonte për presidencialet në Amerikë për vitin 2020. “Nëse Kanye është serioz mbi këtë gjë, kam këshilla për të”, – tha duke qeshur Obama në skenë.

Kanyer West, edhe ai i pranishëm në qytetin kalifornian për të marrë pjesë ne event, falënderon Barack Obamën në mënyrën e tij, duke i dhuruar dy palë këpucë nga koleksioni i tij “Adidas Yeezy”.

“Special delivery”, shkruan “Zonja e Parë e ardhshme”, Kim Kardashian në rrjetet sociale, së bashku me fotot e bëra dhe numrin 46.

Në edicionet e limituara dhe vështirë për t’u gjetur në kanalet zyrtare “Yeezy Boost 350” dhe “Yeezy Boost 750”, janë ëndrra e shumë koleksionistëve. Të shitura me çmimin origjinal, nga 200 dhe 350 dollarë, këpucët arrijnë shifra marramendëse në ankandet “online”.

Çfarë ngjyre duhet të ketë zgjedhur Obama? Dhe sa do të jetë i gatshëm të ndihmojë Kanye-n në ëndrrën e tij drejt Shtëpisë së Bardhë?

Reperi tashmë do të jetë me shumë fat që do të ketë presidentin në krah të tij. Por në prag të një të mbështetjeje të ardhshme, Obama ka sigurisht Kanye West… nën këmbët e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat