​Cristiano Ronaldo darkë romantike me modelen Claudia Sanchez

Bota e Yjeve

​Cristiano Ronaldo darkë romantike me modelen Claudia Sanchez

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 20:24

Cristiano Ronaldo dhe modelja Claudia Sanchez janë takuar për herë të parë muajin e kaluar në lansimin e parfumit të futbollistit.

Por me sa duket midis tyre ka nisur diçka më shumë se sa thjesht një miqësi.

30 vjeçari dhe bukuroshja spanjolle janë fotografuar së fundmi duke kaluar së bashku një darkë romantike në Madrid.

Ronaldo postoi një foto me Sanchez dhe modelë të tjerë të ftuar pas festës së promovimit të parfumit të tij duke shtuar : “Duket se lansimi i parfumit tim shkoi shumë mirë”.

Ndërkohë modelja 23 vjeçare ndau gjithashtu në Instagram një foto duke buzëqeshur pranë yllit të futbollit me shkrimin: “Çfarë nderi!”.




Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat