Ylli i Hollivudit Jim Carrey mori pjesë sot në varrimin e ish të dashurës së tij Cathriona Ëhite, teksa të afërmit dhe miqtë i dhanë lamtumirën e fundit.
Carrey, 53 vjeç, mbërriti me një avion personal në Irlandë dje për t’i dhënë lamtumirën e fundit ush të dashurës, e cila u vetëvra pak kohë më parë, për shkak të problemeve të vazhdueshme me depresionin.
Çifti kishte vetëm pak kohë që ishte ndarë.
Carrey u shpreh se ajo “ishte një lule e bukur irlandeze, tepër e brishtë për këtë tokë të ashpër”.