Fotot provokuese të modeleve “refugjate” (Foto)

Bota e Yjeve

Fotot provokuese të modeleve “refugjate” (Foto)

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 21:59

Fotografi hungarez Norbert Baska ka publikuar setin fotografik me modele “refugjate”. Por, ky set fotografik për emigrantët është kritikuar shumë nga mediet sociale.

Femrat modele shihen tek pozojnë me një shall pseudo-islamikë në një ambient të improvizuar të kampeve të refugjatëve. ‘Der Migrant’ quhet seria e re e fotove të fotografit Baska dhe qëllimi i këtij seti ishte që të pasqyronte figurën e femrave refugjate, të cilat detyrohen të përballen me peripeci të ndryshme.

Shumë emigrantë nga Siria dhe Iraku po largohen drejt Europës, ndërsa një set i tillë me modelet e tij është cilësuar si fyese.

“Shumë njerëz nuk e kuptojnë këndvështrimin tim dhe as nuk tentojnë të bëjnë një gjë të tillë. Kam dashur që ta prek këtë realitet nga një pikëpamje tjetër”, është shprehur fotografi pas kritikave të shumta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat