Irina tregon mënyrën e tmerrshme si talleshin djemtë me të! (Foto)

Bota e Yjeve

Irina tregon mënyrën e tmerrshme si talleshin djemtë me të! (Foto)

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 00:37

Irina Shayk ështe ulur për të treguar gjatë e gjerë historinë e djemve të cilët talleshin me të gjatë adoleshencës. Irina që tani është një nga femrat më seksi të botës thotë: ’Dikur djemtë talleshin me mua dhe shumë madje.Kjo për faktin se lëkura ime ishte më e errët, këmbët emia ishin më të holla dhe të gjata se të vajzave të tjera, dhe buzët i kisha më të trasha. Në shkollë unë nuk shkoja kurrë me pantallona, gjithnjë me fustane dhe taka, prandaj më quanin ‘SHKOPI’.’

Kur u pyet se cili ishte sekreti i bukurisë ajo tha: ’Pa dyshim që është gjumi. Për të qenë të bukura duhet të flini shumë, mirë do të ishte dhe 12 orë. Unë bëhem si e çmendur kur nuk ngopem mirë me gjum.’

Ndërkohë që kur vjen puna tek këshilla më e mirë që ka marr ndonjëherë Irina veçon ate të nënës së saj. 29-vjeçarja vazhdon: ’Nëna ime më ka thënë që kurr të mos dal me një djalë që konsumon alkol dhe duhan.Babai im luante hokei dhe ajo e adhuronte faktin që ai ishte i shëndetshëm’.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat