Historitë inspiruese të 11 femrave të famshme që kanë luftuar me kancerin e gjirit (Foto)

Bota e Yjeve

Historitë inspiruese të 11 femrave të famshme që kanë luftuar me kancerin e gjirit (Foto)

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 19:17

Këtu janë historitë se si 10 femra të famshme kanë luftuar me kancerin e gjirit ndërkohë që gjendeshin përpara syrit të publikut. Lexoni se si ato u diagnostikuan, çfarë trajtimi ndoqën dhe çfarë bëjnë tani.

1- Cynthia Nixon (e diagnostikuar në vitin 2006, 40 vjeç)

Në fillim, aktorja e “Sex and the City”, Cynthia Nixon ishte në mëdyshje për të bërë publike kancerin e saj në gjoksin e djathtë pas një mamografie rutinë që bëri. Nixon, e mirënjohur për rolin e Miranda Hobbes, nuk dëshironte që gjendja e saj të bëhej publike gjatë trajtimit të sëmundjes. “Nuk dua fotografë tek spitali,” tha Nixon për New York Daily News pasi po trajtonte kanceri nëpërmjet rrezatimit. Por Nikson, mamaja e së cilës gjithashtu i mbijetoi kancerit të gjirit, vendosi ta tregonte historinë e saj kur kuptoi se mund të shërbente si lloj inspirimi për femrat e tjera në rrezik.

2- Sheryl Crow (e diagnostikuar në vitin 2006, 44 vjeç)

Edhe Sheryl e zbuloi kancerin e saj në të dy gjinjtë pas një mamografisë rutinë të bërë në tetor të vitit 2006. Rrokerja menjëherë anuloi një turne, shkoi në operacion, dhe bëri për 7 javë rrezatime, të plotësuara me akupunkturë dhe çajra bimorë. Crow – fejesa e së cilës me çiklistin Lance Armstrong përfundoi gjatë kohës që ajo u diagnostikua me kancer – arriti të shmangte kimioterapinë sepse kanceri i saj i gjirit u kap shumë herët. Në mars të vitit 2007, Crow i bëri thirrje Kongresit që të financonin më shumë për të rritur kërkimet për lidhjen e mundshme mes kancerit të gjirit dhe faktorëve mjedisorë.

3- Edie Falco (e diagnostikuar në vitin 2003, 40 vjeç)

Kur ylli i “Sopranos”, Edie Falco u diagnostikua me kancer gjiri, ajo e mbajti pothuajse sekret. Ajo ka luajtur e sëmurë në sezonin e gjashtë të serialit në televizionin HBO, roli i së cilës ishte bashkëshortja e mafiozit, Carmela Soprano. Në fshehtësi, Falco mori trajtimin e duhur dhe në vitin 2004 ishte totalisht e shëruar, por me flokë më të shkurtra. Ajo thotë se zgjodhi ta mbante të fshehtë sepse nuk donte që të tjerët të ndjenin keqardhje për të. “Doja ta mbaja nën kontroll sëmundjen…shqetësimi i njerëzve me pyetjet e tyre të pafundme do të më kishte shqetësuar dhe mua”, tha aktorja.

4- Kylie Minogue (e diagnostikuar në vitin 2005, 36 vjeç)

Një diagnozë e gabuar bëri që ylli i popit australian, Kylie Minogue, të humbte pothuajse mundësinë për të luftuar dhe mposhtur kancerin e gjirit. Vetëm kur ajo vendosi të shkonte për një raund të dytë analizash kur doktorët gjetën një gungë në gjirin e saj të majtë. Kimioterapia dhe rrezatimet ishin proceset që ndoqën më pas. Këngëtarja doli nga përvoja e saj e hidhur me lutjen që gratë duhet të besonin në veten e tyre që mund ta mposhtin sëmundjen, si dhe të sigurohen disa herë që janë apo nuk janë të sëmurë. “Vetëm se dikush vesh përparëse të bardhë dhe përdor instrumente mjekësorë, nuk do të thotë që gjithmonë del e vërteta,” tha Kylie në vitin 2007.

5- Elizabeth Edwards (e diagnostikuar në vitin 2004, 55 vjeç)

Elizabeth Edwards – bashkëshortja e ish-kandidatit për president John Edwards, mamaja e tre fëmijëve dhe ish-avokate – bënte mamografi rutinë për gati 4 vjet. Më pas në vitin 2004 ajo zbuloi një gungë të madhe në gjirin e saj të djathtë që doli të ishte kancer. Pas kimioterapisë, kirurgjisë dhe rrezatimeve, Edwards u shërua. Por në vitin 2007, mjekët zbuluan se kanceri i ishte përhapur në një nga brinjët e saj dhe në mushkëri. Ajo e humbi betejën me kancerin në vitin 2010, në moshën 61 vjeçare.

6- Robin Roberts (e diagnostikuar në vitin 2007, 46 vjeç)

Spikerja e Good Morning America, Robin Roberts, kishte bërë emër duke intervistuar atletë, aktorë e personalitete shumë të njohur, por në 31 korrik 2007, ajo në kamera tha se ishte diagnostikuar me kancer në gji. “Bëra një testim dhe zbulova atë nga e cila të gjitha femrat frikësohen: zbulova një gungë,” tha ajo në një mesazh online ditën e operacionit. Roberts bëri 8 trajtime me kimioterapi, të ndjekura nga rrezatimet. Në vitin 2012, ajo iu nënshtrua një transplanti të palcës kockore.

7- Jaclyn Smith (e diagnostikuar në vitin 2002, 56 vjeç)

Ikona 70-vjeçare dhe ish-modelja Jaclyn Smith mund të mbahet mend më mirë si Kelly Garrett, një nga tre agjentet seksi në serialin televiziv, Charlie’s Agents, por kohët e fundit ajo ishte në ndjekje të kancerit të gjirit dhe jo kriminelëve si në film. Në vitin 2002, ajo zbuloi një gungë në një nga gjinjtë e saj gjatë një kontrolli rutinë. Pas shërimit nëpërmjet trajtimeve të ndryshme, Smith tani flet publikisht për rreziqet që shtyjnë drejt kancerit të gjirit në programe të ndryshme.

8- Christina Applegate (e diagnostikuar në vitin 2008, 36 vjeç)

Për shumicën e femrave, ideja e të humburit të një gjiri, dhe aq më pak dy, është e paimagjinueshme. Po kjo është ajo që aktores Christina Applegate i ndodhi pasi u diagnostikua me kancer gjiri verën e vitit 2008, edhe pse kanceri iu zbulua në vetëm njërin gji. Edhe mamaja e aktores Applegate ishte një e mbijetuar nga kanceri i gjirit. Aktorja përdori trajtime në mënyrë që të reduktonte mundësitë që kanceri t’i rikthehej sërish. Ajo tani ka ngritur qendrën “Right Action for Women”, një qendër jo-fitimprurëse që ofron ndihmë financiare për gratë me rrezik të lartë të kancerit të gjirit.

9- Melissa Etheridge (e diagnostikuar në vitin 2004, 43 vjeç)

Rrokerja Melissa Etheridge performoi tullace gjatë shpërndarjes së Çmimeve Grammy në vitin 2005 pas një regjimi rigoroz kimioteraupetik dhe rrezatimesh që ndoqi për të fituar betejën me kancerin e gjirit. Ajo zbuloi një gungë në gjirin e saj të majtë një vit përpara se të inspirohej të shkruante këngën “I run for life” (Vrapoj për jetën), për luftën kundër kancerit të gjirit. Etheridge kishte humbur babain, tezen dhe gjyshen e saj nga kanceri dhe e përshkruante eksperiencën e saj si një “zgjim shpirtëror”. “Më mësoi që nuk duhet të bëj diçka që nuk e dua,” tha ajo në shtator të vitit 2007.

10- Diahann Carroll (e diagnostikuar në vitin 1998, 63 vjeç)

Për aktoren e Grey’s Anatomy, Diahann Carroll, kanceri i gjirit i erdhi në një moment të zakonshëm për shumicën e femrave amerikane, rreth të 60-ve. Por Carroll (që në vitin 1968 ishte e para afrikano-amerikane që mori pjesë në një serial televiziv) nuk kishte histori familjare të mëparshme të kancerit nga ku mund ta kishte trashëguar, prandaj u kap në surprizë nga sëmundja. Pas 36 trajtimesh me rreze ajo u shërua, dhe i bëri thirrje grave që t’i kryenin testimet sa më shpesh.

Angelina Jolie: Rrëfimi i luftës me kancerin

Aktorja dhe regjisorja e njohur Angelina Jolie në mars të këtij viti bëri të ditur se ka hequr vezoret dhe tubat e vezoreve për të pakësuar rrezikun e kancerit. Jolie hapi përsëri debat me vendimin e saj, ashtu si para dy vitesh kur iu nënshtrua mastektomisë së dyfishtë. Në një opinion në gazetën The New York Times, 39 vjeçarja Jolie tha se ajo ka një prirje gjenetike me rrezikshmëri prej 87 për qind për t’u prekur nga kanceri i gjirit dhe 50 për qind nga ai ivezoreve. Edhe nëna, edhe gjyshja e saj kanë vdekur nga kanceri. Jolie tha se e bëri të njohur publikisht vendimin e saj në mënyrë që gratë të mësonin për alternativat që kanë në dispozicion. Diskutimi i hapur nga ana e saj u vlerësua nga specialistët e kancerit për rritjen e ndërgjegjësimit për analizat gjenetike dhe operacionet parandaluese për të ulur rrezikshmërinë e kancerit të gjirit dhe vezoreve. “Dhe arsyeja që kjo është e rëndësishme është se kanceri i vezoreve është shumë i vështirë për t’u dalluar që herët. Shumë shpesh ne e zbulojmë kur janë fazat e avancuara të sëmundjes dhe gruas do t’i duhet t’i nënshtrohet kemioterapisë. Përveç kësaj mbetet frika e rikthimit të sëmundjes dhe vdekjes nga kanceri i gjirit”.

Në rrëfimin e saj tepër emocionues, aktorja tregon se pas këtyre operacioneve ajo tashmë quhet se ka hyrë në menopauzë të hershme dhe se nuk mund të ketë fëmijë biologjikë.

Mamaja, tezja dhe gjyshja e saj kanë humbur jetën për shkak të kancerit. Për këtë arsye, Jolie kishte menduar që për të mos rrezikuar, t’u nënshtrohej këtyre ndërhyrjeve, por pas disa kontrolleve rutinë, mjeku personal i kishte kërkuar se ajo duhej urgjentisht të kryente operacionin, pasi rreziku për tu prekur nga kanceri, tashmë ishte shumë i lartë.

“Unë shkova duke imagjinuar atë që mijëra gra të tjera kanë ndjerë”, shkruante aktorja.

“I thashë vetes të qëndrojë e qetë, të jem e fortë dhe se nuk kisha asnjë arsye për të menduar se nuk do të jetojë për të parë fëmijët të rriten dhe për të njohur nipërit e mbesat e mia.

Më vjen keq për gratë tek të cilat ky moment vjen herët në jetë, para se të kenë një fëmijë. Situata e tyre është më e vështirë se e imja. Unë zbulova pas disa kërkimesh, se ekziston mundësia e heqjes së gypit të fallopit, duke mbajtur vezoret, shkruan ajo. Në këtë mënyrë tek gratë mund të ruhet mundësia për të pasur një fëmijë dhe për të mos hyrë në menopauzë. Shpresoj se ato do të informohen për këtë”, shkruante Jolie për NY Times.

“Nuk është e lehtë të marrësh këtë vendim. Por është e mundur të gjesh kontrollin dhe të godasësh çdo lloj problemi shëndetësor. Mund të kërkosh këshilla, të mësosh rreth mundësive dhe të marrësh vendimet e duhura. Dija është fuqi”, ka përfunduar rrëfimin e saj për prestigjiozen amerikane, Angelina Jolie.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat