Tuna & Era guxojnë të ndryshojnë look, por me paruke

Bota e Yjeve

Tuna & Era guxojnë të ndryshojnë look, por me paruke

Më: 1 tetor 2015 Në ora: 16:57

Dy nga këngëtaret më të pëlqyera të momentit, duket se nuk e kanë të vështirë ndryshimin e look-ut apo ngjyrës së flokëve gati çdo javë. Edhe pse me lyerje mund të dëmtohet floku deri në atë shkallë sa që mund të mos kthehet në gjendjen normale, Tuna Sejdiu dhe Era Istrefi vazhdojnë të jenë atraksion i radhës dhe shembull te femrat e reja se si duhet bërë një gjë që të jenë në qendër të vëmendjes. Por, edhe përkundër këtyre ndryshimeve, këngëtaret ndonjëherë gjejnë edhe alternativë tjetër për ndryshim. Paruket janë ato që ua lehtësojnë punën stilistëve, por edhe vetë këngëtareve.

Ishin që të dyja bionde e përnjëherë dolën të ndryshojnë ngjyrën e flokëve duke u bërë Tuna zeshkane e Era ngjyrë vjollcë. Tuna Sejdiu duket se ndarjen nga Cozman e ka përjetuar keq, pasi për momentin gjendet në Londër për shkak të kontratave me kompaninë KTZ, imazh i së cilës ishte zgjedhur këngëtarja, për të prezantuar koleksionet në javën e modës në Londër. Kjo gjë e ka detyruar këngëtaren të vazhdojë punën sipas rregullave, kështu që një ndryshim i radhës është bërë si zeshkane, gjë që nuk dallohet shumë se është Tuna. Në anën tjetër, Era Istrefi po ashtu nuk njihet me ndryshimin e flokëve në ngjyrë vjollcë. Këtë ndryshim, ajo ka pak ditë që e ka bërë, por flitet se edhe ajo mban në kokë paruke, të cilën do ta përdorë për xhirimet e klipit të ri të cilin e ka po ashtu në duet me Ledri Vulën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat