Rihanna prezanton parfumin e saj të ri

Bota e Yjeve

Rihanna prezanton parfumin e saj të ri

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 02:41

Këngëtarja e njohur Rihanna prezantoi parfumin e saj RiRi në Bruklin të Nju Jorkut. Kjo është hera e shtatë që artistja nga Barbados nxjerr linjën e saj të parfumeve duke theksuar se këtë radhë ajo ka prezantuar veten e saj.

Mësohet se ky parfum i ri i Rihanës ka një përzierje të aromave të ndryshme dhe këtu përfshihen ato të frutit të pasionit, lules së portokallit dhe vaniljes së Madagaskarit. Rihanna, gjatë prezantimit të fragrancës së re, shtoi se sa herë që ndjen aromën e saj i duket sikur kthehet pas në kohë deri në momentet kur krijoi idenë fillestare për këtë parfum. Parfumi RiRi i Rihanës do të dalë në shitje gjatë muajit shtator në dyqanet Macy's dhe çmimi i tij do të variojë nga 20 në 60 dollarë.

Ndërkaq, Rihanna që prej 10 vitesh është në industrinë e muzikës, tashmë ka nisur punën për albumin e saj të shtatë për të cilin ajo u shpreh se është si një lloj ditari personal, por shtoi se ajo po punon edhe për projekte të tjera.

“Çdo album është si një epokë, histori apo kapitull i ri i jetës. Gjithnjë do të reflektojë atë që unë jam dhe ku ndodhem në atë moment. Kështu do të jetë edhe këtë radhë. Po argëtohem shumë ndërsa po punoj për këtë album, por muzika nuk është e vetmja gjë në jetën time. Po punoj gjithashtu edhe për projekte të tjera të cilat mezi pres t’i përfundoj”, tha Rihanna.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat