Fotot nudo të Parashqevi Simakut në rrjetin social MySpace

Bota e Yjeve

Fotot nudo të Parashqevi Simakut në rrjetin social MySpace

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 20:28

Nuk është shuar ende debati i nisur nga kantautori Gjergj Leka rreth këngëtareve Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodhori. Por nëse disa njerëz të artit preferuan të bënin debat dhe të shaheshin mes tyre, kompozitori i mirënjohur Agim Krajka preferon të flasë rreth talentit të Simakut dhe si u shua karriera e saj.

Ai tregon edhe disa momente mes tyre dhe gabimin më të madh të Simakut: Hollivudin. Është e thjeshtë të kuptosh se e ka peng, Parashqevinë. “E mori në qafë Hollivudi” thotë ai plot keqardhje. Kompozitori Agim Krajka, që ka bërë histori në muzikën e lehtë shqiptare, është ndër të parët që shquajti talentin e jashtëzakonshëm të Parashqevi Simakut.

E mban mend fare mirë ditën kur ajo trokiti në derë dhe i kërkoi që ta dëgjonte. “E mrekullueshme. Ajo u bë shkak që unë të bëja disa këngë shumë të zgjedhura” thotë kompozitori. Për të nuk ka rëndësi fare jeta e saj personale gjatë viteve të diktaturës. Kompozitori tregon njohjen me Parashqevinë, bashkëpunimet, por edhe disa fakte të panjohura nga 6 muajt e parë të këngëtares në SHBA, raporton NOA

Ajo u strehua pikërisht në shtëpinë e Krajkës, me të cilin filloi të këndonte nëpër lokale. Paskëtaj erdhi ëndrra hollivudiane, që fatkeqësisht nuk e çoi asgjëkundi”, tha Krajka për Panoramën. Ai shprehet: “Parashqevia ishte e pavetëdijshme sa gamë të amdhe kulturore kishte për zhanret e mikës që ishin në Shqipëri. Ajo e këndonte muzikën e lehtë a thua se ishte specializuar por ama të nesërmen e këndonte “Qamilen” dhe të dridhte mishi. Parashqevi Simaku pëson paralizë të gojës: Unë kam marrë fund (FOTOT) Ishte unike, sa kohë këndoi në Shqipëri. Ah, gjëra e tjera pastaj që thuhen, jo jeta e saj private, jo lidhje me atë e këtë, mua nuk më duhen fare. Se lidhjen nuk e shpiku ajo, as zgjidhjen. Ishin emocionet e moshës, të rinisë, dhe ajo kishte të drejtë të zgjidhte një simbol shpirtëror dhe kjo gjë nuk ka pse të ngatërrohet me muzikën. Sepse i shoh këngëtaret e sotme, kanë një shkallë të madhe degjenerimi vokalisht.

Nuk po mbahen aspak me vokal, por me shalë, të pasme dhe me gjoks silikoni. Ndaj sa vjen dita dhe i rritet vlera një këngëtareje si Parashqevia, Lindita Theodhori për të mos shkuar deri tek Vaçe Zela e ikona të tjera të këngës. Parashqevia ishte unike si artiste, por njeriu nuk jeton vetëm me këtë fakt. Truri duhet vënë në lëvizje, si do jetosh, menaxhosh talentin etj. Jo se nuk ishte praktike, por mendonte se do të dilte ashtu si mendonte ajo. Amerika ishte vend tjetër, krejt tjetër gjë nga Shqipëria.

Unë u gëzova shumë kur erdhi në shtëpinë time në Amerikë. Ç’është e vërteta atje investonin shumë shqiptarët për Parashqevinë, sidomos ata të Kosovës. Kishin mundësi financiare të papara dhe ishin të gatshëm të paguanin shuma të mëdha për Parashqevinë. Por ajo nuk më dëgjoi: “Jo, do të iki në Hollivud”. I them: Çfarë do të bësh atje? Hollivudi është një sferë e gjigandëve të filmit, dakord, edhe e këngëtareve, por është xhungël. Në Hollivud mund edhe të qëndrohet edhe për të pastruar e larë xhamat, por ti nuk je e asaj grade. Nuk ke çfarë bën atje.

E luta disa herë bashkë me time shoqe, por Parashqevia vetëm kundërshtonte. Kështu, Parashqevia shkoi në Hollivud dhe si artiste u harrua. U martua me një shqiptaro-amerikan atje që i binte kitarës. Nuk dëgjova më asgjë për Parashqevinë. Jo vetëm nga Hollivudi, por as nëpër qarqet artistike shqiptare në Amerikë apo gjëkund tjetër”. Nëna e Simakut: Parashqevia nuk është e sëmurë, Leka kërkon vëmendje duke përgojuar kolegët Për Parashqevinë… grarinë dhe seksizmin shqiptar Gjergj Leka: “Bëmat e Parashqevisë dhe Theodhorit, ja artistet që kishin lidhje intime me krerët e Sigurimit”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat