Kjo është e dashura e vërtet e re seksi e Ronaldos (Foto)

Bota e Yjeve

Kjo është e dashura e vërtet e re seksi e Ronaldos (Foto)

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 22:37

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, mbrëmë nuk fitoi çmimin Lojtari më i mirë në Evropë, por ai pa dyshim që ka fituar në dashuri.

Që prej ndarjes nga Irina Shayk në fillim të 2015-ës, Ronaldo është përfolur për lidhje me modele, prezantuese televizive e aktore.

Tani duket se ish-lojtari i Manchester Unitedit është në lidhje me modelen dhe aktoren italiane Alessia Tedeschi.

Së fundmi, modelja ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj gjatë pushimeve. 24-vjeçarja ka shkëlqyer në bikini dhe bukuria e saj nuk i ka ikur medieve botërore. “Daily Mail” raporton se dyshja janë në romancë dhe shpeshherë po qëndrojnë së bashku në Madrid.

Deri tani as Ronaldo as Tedeschi nuk ka komentuar në lidhje me këto raportime.

Përkundër Ronaldos, bukuroshja Irina Shayk tashmë është në lidhje publike me aktorin Bradley Cooper.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat