Ka ardhur më e fortë se kurrë, më seksi në klipin e ri por edhe më e pjekur në këngë. Kjo është këngëtarja Laura Toska ku me projektin “Koha jeme” po diskutohet shumë dhe po dëgjohet mjaft si këngë. Laura mes të tjerash në rrëfeimin e saj për “Bota sot” na tregon se klipi ka qenë një ide e saj personale, dhe ka dashur të thotë se po punon fort. E nëse keni pyetur ju lexues se si është takuar ajo me Noizyn, ajo ka një përgjigje në intervistën që vijon, plus na tregon se do të ketë edhe një projekt të ri në bashkëpunim, ndërsa na lë me një “No coment” kur e pyesim për ndonjë zemër pranë këngëtares bukuroshe.
“Bota sot”: Laura je rikthyer me një superklip dhe këngë, kjo është “Koha jote”?
-"Koha jeme" për të punuar sa më shumë e për të arritur në majat e suksesit.
“Bota sot”: Ke dashur vetë të vish super seksi në klip, apo edhe të kanë rekomanduar?
-Këshillat e njerëzve që më duan i dëgjoj, po kjo s’do të thotë që dikush më imponon diçka që nuk e dua vetë ta bëj, megjithatë klipi ka qenë ide personale nuk është se më ka rekomanduar dikush, zakonisht një artist bën atë që ndjen dhe që të duket sa më bukur.
“Bota sot”: Po të shohim gjithmonë me Noizyn, si je njohur me të dhe a është Laura OTR?
-Noyzi është një mik i imi, me të jam njohur pasi menaxherja ime është kushurira tij. OTR jam 100%.
“Bota sot”: Zakonisht këto tituj interesant kanë edhe një mesazh ndaj dikujt, Laura kujt i thotë prej femrave të estradës “Koha jeme”?
-Asnjërës në veçanti i them vetvetes është koha për të punuar shumë që të arrij synimet e mia në jetë.
“Bota sot”: Domethënë me këngët e para nuk ishte koha jote, apo ishin vetëm një provë për të hyrë në muzikë?
-Titujt e këngëve ose tekstet e tyre nuk kanë të bëjnë me mua personalisht, sepse nuk i thur këngë vetvetes, ato shkruhen dhe kompozohen nga persona të tjerë edhe s’kanë të bëjnë me jetën time private.
“Bota sot”: I shikon komentet dhe klikimet në klipin e ri, mërzitesh kur dikush të ka shkruar ndonjë koment të keq?
-Nuk më interesojnë nëse shkruajnë për keq, sepse njerëzit gjithmonë kanë diçka për të thënë, dikush nga xhelozia e urrejtja që nuk janë në vendin tim e dikush shkruan se nuk ka çfarë të bëj, dikush sepse edukatën e të shprehurit e ka të tillë, nuk mërzitem përkundrazi më japin më shumë vullnet që të shkoj më përpara. Zakonisht "the heaters" janë fansat më të mëdhenj të artistëve, pasi duan të jenë si ato, por nuk i kanë mundësitë.
“Bota sot”: Po koleget të kanë komplimentuar apo bërë share klipin?
-Po normal që po kam patur edhe “share” edhe mesazhe, edhe telefonata nga miqtë e mi të estradës.
“Bota sot”: Me cfarë merresh tjetër Laura përvec se këndon?
-Studjoj, jam në dy fakultete, një shtetëror dhe një privat. Në atë shtetërorin studjoj Gjuhë Shqipe, ndërsa në atë fakultetin privatin, Ekonomik.
“Bota sot”: Një vajzë e bukur si ti ka ndonjë person afër zemre?
-No coment..(Qesh)
“Bota sot”: Ku mund ta gjejmë më shumë Laurën në Prishtinë, Tiranë, Durrës apo ku?
-Në përgjithësi jam gjithandej, sa në Shqipëri, sa në Kosovë e sa në Maqedoni.
“Bota sot”: Po nga familja ke përkrahje në muzikë?
-Normal që po, familja më ka përkrahë shumë.
“Bota sot”: Pas “Koha jeme” cfarë duhet të presim nga ti dhe kur mund të jetë ndonjë projekt më i ri?
-Një projekt tjetër të ri, pse jo do kemi edhe një bashkëpunim në projektin e ardhshëm.