Beqarët zemërthyes (Foto)

Bota e Yjeve

Beqarët zemërthyes (Foto)

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 20:07

Disa nga yjet më tërheqës të Hollywood-it janë beqarë. Ata nuk janë të lidhur me askë, të paktën publikisht, dhe në të shumtën e rasteve shihen vetëm. Të pashëm, të pasur artistë dhe sharmantë, ata mund t’i konsiderojmë si beqarët zemërthyer, të cilët i magjepsin vajzat fanse të ekranit.

Henry Cavill

Ylli i filmit Superman ishte i fejuar me kalorësen britanike të kuajve, Ellen Whitaker derisa ata u ndanë në maj të vitit 2012. Pas një flirtingu të shkurtër me Kaley Cuoco në vitin 2013, ky djalosh i pashëm ka mbetur i vetëm.

Orlando Bloom

Past martesa e tij me supermodelen Miranda Kerr mori fund në vitin 2013, Orlando ka qenë koprac me takimet. Përvec se u fol për një miqëqsi të ngushtë me Selena Gomes në pranverën e kaluar, britaniku nuk është parë më në dyshe.

Jared Leto

Jared ka pasur disa flirtime me aktoret më seksi si Cameron Diaz, Scharlett Johansson dhe Lindsay Lohan. Një grua e zakonshme do të ishte mirë për të që të largohej nga këto të famshmet.

Drake

Reperi Drake u përfol për një lidhje me Rihannan dhe Nicki Minaj, por buzëqeshja e tij ende nuk ia ka rrëmbyer zemrën dikujt që t’i qëndrojë pranë.

Chris Pine

Ylli i filmit “This means War”, është beqar. Sykaltroshi duket se e pëlqen jetën single për shkak se ende nuk është spikatur ndonjë bukuroshe rreth tij që t’ia ketë vjedhur zemrën.



Princi Harry

Vëllai i tij Charles është martuar dhe ka dy fëmijë. Kurse prindi Harry ende vazhdon të jetë beqar. Kushdo që e ka fat këtë djalë, do t’i përkasë familjes mbretërore.

Ed Sheeran

Përderisa tekstet e Ed-it tregojnë se sa romantik di të jetë ai, këngëtari është ende beqar. Merreni me mend sa të lumtur do ta bëjë vajzën e tij kur të bije në dashuri Ed Sheeran.

Jake Gyllenhaal

Pasi romanca me Taylor Swift i dështoi, në një intervistë ai ka thënë se nuk është për një lidhje në këtë kohë për shkak se i pëlqen të bije në dashuri. Jake ka zgjedhur një jetë prej beqari.

Liam Hemsworth

Pasi fejesa e tij me Miley Cyrus përfundoi në shtator të vitit 2013, Liam më shumë është fokusuar në karrierën se sa në jetën e tij personale. Bukuroshi ende nuk është parë i shoqëruar nga ndonjë vajzë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat