Bashkëshorti i Kate Moss, me një tjetër modele (Foto)

Bota e Yjeve

Bashkëshorti i Kate Moss, me një tjetër modele (Foto)

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 20:13

Disa fotografi të publikuara në median online tregojnë Jamie Hince teksa përqafohet me një modele të Victoria's Secret, Jessica Stam, ndërkohë që ndodhet larg bashkëshortes së tij Kate Moss.

Bukuroshja kanadeze, 12 vjet më e vogël se sa Kate, ka marrë një përqafim nga rokeri dhe është fotografuar teksa përkëdhel fytyrën e tij.

Rokeri 46-vjeçar momentalisht ndodhet në një turne në Amerikë së bashku më grupin e tij "The Kills", ku Jamie dhe Jessica mendohet të jenë takuar. Ky afrimitet mes dyshes vjen menjëherë pas lajmit se martesa e Kate Moss dhe Jamie Hince ka marrë fund.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat