Një xhiro në apartamentin 20 milion dollarësh të Taylor Swift në Nju Jork

Bota e Yjeve

Një xhiro në apartamentin 20 milion dollarësh të Taylor Swift në Nju Jork

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 20:30

Sigurisht që vetëm një pjesë e vogël e rrethit familjar të Taylor SWift dhe mikeshave të saj modele e muzikante kanë shansin të shohin mënyrën se si ajo jeton.

Por fotot e reja të publikuara kanë zbuluar jetën private, dhe ajo që vlen për t’u theksuar, shumë të shtrenjtë të këngëtares Taylor Swift.

25-vjeçarja bleu papafinkon e një pallati në Nju Jork, në muajin mars. Më parë ky apartament i përkiste regjisorit të Lord of the Rings, Peter Jackson.

Pavarësisht çmimit të tij të lartë, 19,95 milion dollarë, Taylor nuk hezitoi aspak ta blinte atë, dhe çdo gjë me regjisorin Jackson u mbyll aq shpejt dhe aq privatëisht sa që pothuajse asnjë nuk e dinte që këngëtarja banonte tashmë aty.

Shtëpia e saj është e përbërë në fakt nga dy papafingo të kombinuara së bashku.
Ajo ka 9 dhoma gjumi, 9 banjo dhe shumë hapësirë për t’u kënaqur me festa të ndryshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat