Beatrice Borromeo dhe Pierre Casiraghi bëjnë dasmë madhështore!

Bota e Yjeve

Beatrice Borromeo dhe Pierre Casiraghi bëjnë dasmë madhështore!

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 12:00

Pas një dasme madhështore, në Pallatin Grimaldi në Monaco që u bë të shtunën, trashëgimtarja mbretërore italiane Beatrice Borromeo dhe Pierre Casiraghi, e vazhduan dasmën e tyre. Çifti aristokratik zhvilloi martesën e dytë, kësaj radhe me një ceremoni fetare, në një kështjellë në pronësi të familjes jashtëzakonisht të pasur të nuses, në brigjet e liqenit Maggiore të Italisë.

Qindra të ftuar u panë teksa arritën me anije në vendin e ngjarjes, duke përfshirë edhe shumë yje të njohura amerikane dhe botërore si këngëtarja Lana Del Rey dhe i dashuri i saj italian Francesco Carrozzini. m.l.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat