Jace Agolli - shqiptari i parë konkurrent në “Big Brother 17-të” të SHBA

Bota e Yjeve

Jace Agolli - shqiptari i parë konkurrent në “Big Brother 17-të” të SHBA

Nga: Beqir SINA –New York Më: 1 gusht 2015 Në ora: 11:26

Edicioni Big Brother 17të, i njohur gjithashtu si Big Brother USA, është në sezonin e shtatëmbëdhjetë të saj - në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky spektakël televizivë për çdo vjet vjen me nji seri televizive të ashtuquajtura realitet show – me titullin “Big Brother”.

Një spektakël televizivë, i cili imitohet duke “kopjuar” këtë amerikan - në disa vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, e cila ka spektaklin e saj Big Brother Albania.

Sezoni 17-të i Big Brother, filloi këtë javë në Wetpaint të Kalifornisë, ku të 17 banorët do të konkurrojnë për çmimin e madh 500 mijë dollar amerikan.

Sezoni premierë Big Brother 17-të, i cili nisi më 24 qershor 2015 në kanalin televizivë kombëtar CBS, emtohet në një ndër tre rrjetet më të fuqishmet televizive në SHBA.

Sezoni Big Brother 17-të, pritet të përfundojë më 23 shtator 2015 - me një episod 90-minutësh - e cila pas sezonit të vjeshtës - do të vijojë me finalen Premier of Survivor. Ky është një sesion që është vendosur simbas një formati të ri dhe të zgjasë 98 ditë, duke e bërë këtë edhe sezonin më të gjatë të versionit amerikan deri sot.

Këtë vit edicioni i 17-të i “Big Brother” USA, simbas klasifikimeve mban ashtu si dhe vitet e kalauar vendin e parë për nga shikueshmëria e lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jace Agolli shqiptari i parë konkurrent në banorët e “Big Brother” të SHBA

E veçanta e Big Brother - USA, për ne shqiptarët natyrisht që është ajo se kësaj radhe në garën për edicionin e 17-të të këtij spektakli me famë botërore,Big Brother USA - është edhe një shqiptar; i cili quhet Jace Agolli.

Jaçe Agolli – simbas shtypit amerikan është një nga 17 banorët e Big Brother sezonit 17-të. Ai është një trajner privat nga Venecia Beach - cili e përshkruan veten e tij si një djalosh "i zgjuar, i fuqishëm dhe trim."

Atij pëlqen për t’u takuar me njerëz, që si ka takuar ndonjëher, dhe ka si hobi të tij për të eksploruar në vende të reja- që nuk ka shkelur ndonjëher.

Ai gjithashtu ushtron me mjaft passion dhe bukur disa sporte atraktive si surfing, patinazhin dhe ski mbi dëborë.

Pra, kështu Jaçe Agolli – bëhet edhe shqiptari parë në historinë shtatëmbdhjetëvjeçare të Big Brother USA, i cili po bën famë në SHBA, si pjesë e edicionit amerikan të spektaklit “Big Brother 17”.

Pjesë e të cilit është edhe një banor shqiptar, Jaçe Agolli ose djaloshi shqiptar, i cili me krenari e tregon prejardhjen e tij shqiptare, madje ai ka pozuar disa herë ne setet e tij fotografike, në foto-albumin e Big Brother 17-të, edhe trupin e tij, ku në anën e majtë te shpatullës ka pikturuar një tatuazh të shqiponjës tonë Shqiptare.

Jace Agolli - ka jetuar në Dunwoody - Georgia dhe tani jeton në Venecia Beach, Kalifornia

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat