“Zhadja” ende në super formë (Foto)

Bota e Yjeve

“Zhadja” ende në super formë (Foto)

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 14:39

Të gjithë e mbajmë mend si zhadja në telenovelën e famshme “Kloni” por aktorja Giovanna Antonelli vijon ende të jetë në super formë e madje të jetë edhe imazhi i formave të ndryshme.

Forma perfekte trupore ka bërë që Giovanna të pozojë në një set fotografik, ku aktorja dhe modelja nxjerr në pah më shumë nga sa e pamë në seritë e klonit.

Kohët e fundit aktorja është përfolur shumë për shpenzimet e saj marramendëse, duke nisur që nga fustanet 1600 dollarë, kryesisht të stilistit Emilio Pucci.

Giovanna vjen ndryshe, herë brune e herë bjonde, ka humbur shumë ne peshë dhe kjo gjithcka për të qënë brenda personazhit në rolin e saj më të fundit. Sot është 40 vjec ndonëse nuk e tregon moshën.

Në intervistën e fundit për prestigjozen “Vogue”, Giovanna shprehet: “Jam në një moshë jo të lehtë, duhet të kujdesem mirë për vehten. Duhet të stërvitem”. Sigurisht që përvec orëve të gjata të punës, në qëndër të botës së saj mbeten 3 fëmijët, duke treguar qartë natyrën e saj super-protektive.
Madje familjarë dhe miq të saj, e quajnë atë një “Supermama”, madje binjakët e saj Antonia dhe Sofia, e shoqërojnë kudo nënën e tyre, edhe në shesh xhirime apo setet fotografike.

“Unë e konsideroj këtë detyrë, pra të qënët nënë, një detyrë që e bëj me shumë dashuri”.
Nëse fati ka menduar për të që të bëhet sërish nënë, 40 vjecarja është shprehur: “Do doja sërish që të ishin binjakë”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat