Kate Moss xheloze për Victoria Beckham 'është martuar me David' (Foto)

Bota e Yjeve

Kate Moss xheloze për Victoria Beckham 'është martuar me David' (Foto)

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 20:41

Në një intervistë të realizuar së fundmi për revistën Stylist, Kate Moss ‘i ka hapur luftë’ Victoria Beckham.

Supermodelja e pyetur se cila do të donte të ishte nga vajzat e ish-grupit Spice Girls, u shpreh: “Posh (Victoria Beckham), sepse është e martuar me David Beckham”.

Mes të tjerash 41-vjeçarja tha se jeta e saj është si jeta e një njeriu normal, i kalon netët duke bërë gjëra të zakonshme me familjen e saj.

Ajo tha se një natë tipike përfshin ‘detyrat me vajzën, darka, shohin televizor- njësoj si gjithë të tjerët’.

Edhe pse tani qarkullojnë fjalë se Moss është ndarë nga bashkëshorti Jamie Hince, kur u realizua intervista ajo tha se partneri i saj ishte ai që e telefononte me shpesh në celular.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat