Kardashian pozon e lumtur, partneri flirton me dikë tjetër në Monte Carlo

Bota e Yjeve

Kardashian pozon e lumtur, partneri flirton me dikë tjetër në Monte Carlo

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 18:47

Kourtney Kardashian ka zgjedhur të 'hakmerret ëmbël' ndaj partnerit të saj dhe njëkohësisht babait të tre fëmijëve, Scott disick, duke postuar foto në rrjete sociale.

36 vjecarja ka uruar festën e pavarësisë dhe duket shumë e lumtur bashkë me vajzën e saj 3 vjecare Penelope.

Nuk e dimë nëse Kourtney vërtet është e lumtur apo e gjithë kjo është një shtirje nga ana e saj, por burime nga TMZ thonë se ajo 'po plas nga inati dhe është shumë e acaruar' për faktin se i dashuri i saj po flirton në Monte Carlo me stilisten Chloe Bartoli.

Ditët e fundit kanë qarkulluar foto në rrjete sociale ku Scott duket shumë i afërt me stilisten. Kourtney thuhet se për këtë ia ka hedhur fajin varësisë së tij ndaj pijes dhe sipas saj është stilistja ajo që po përfiton nga situata e tij.

Ndërkohë cifti ka sjellë në jetë një djalë disa muaj më parë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat