Cara Delevingne: Jam rritur milionere, por nuk ndihem e kënaqur

Bota e Yjeve

Cara Delevingne: Jam rritur milionere, por nuk ndihem e kënaqur

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 17:13

Modelja e famshme Cara Delevingne nuk është aspak e kënaqur nga fakti që është rritur si një milionere. Ajo thotë se nuk ka asgjë të përbashkët me familjen e saj, e cila i përket klasës së lartë shoqërore dhe se mund ta gjejë argëtimin kudo.

“Jam rritur në një familje të pasur. Ajo vazhdimisht organizonte festa luksoze dhe gara me kuaj. Mund ta kuptoj se për dikë kjo mund të jetë argëtuese, por unë kurrë nuk jam kënaqur”, ka thënë ajo.

Ndonëse karrierën e ka nisur si modele, duket se Cara Delevingne është e dashuruar më shumë pas aktrimit.

“Aktrimi është ajo që më fle në shpirt. E dua më shumë se çdo gjë tjetër, prandaj do të përqendrohem në të”, ka përfunduar ajo.

Bukuroshes britanike i është ndaluar që të konsumojë alkool dhe ushqime me kalori, me qëllim që të jetë në formë të mirë për filmin e saj të ri ‘Suicide Squad’.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat